12:36 / 13.03.2023
Kurti dhe shefi i EULEX-it bisedojnë për sigurinë në Kosovë
N.Mekolli /RTKlive
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar të hënën shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigermark.
Bëhet e ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.
“Me z. Wigemark, kryeministri Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend. Ai u informua nga Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.























