Hajdari: Strategjia kombëtare në fushën e turizmit, prioritet
BKT
Qëndresa Duraku
Lajme

Hajdari: Strategjia kombëtare në fushën e turizmit, prioritet

M.Miftari/RTKlive

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në raportin për aktivitetin e kësaj ministrie në Komisionin për Ekonomi, foli për aktivitetin e kësaj ministrie gjatë vitit 2022 dhe për planin e punës më 2023.

Mes tjerash ajo foli për tregtinë e naftës që ka pasur rritje të kontrollit të saj, derisa përmendi licencimin e operatorëve që kanë ndikuar në zvogëlimin e informalitetit në cilësinë e naftës, që në disa raste kanë mundësuar kthimin e produktit në vendin e origjinës, për shkak të cilësisë jo të mirë.

 Veç kësaj, ministrja Hajdari foli edhe për konsumatorët, në mbrojtjen e tyre, si dhe vëmendja e shtuar ndaj bizneseve të vogla e të mesme.

Ndërsa, lidhur me ndërmarrësinë dhe inovacionin, ministrja Hajdari tha se në disa raste ka pasur ndërlikim të kompetencave në sferën e agjencisë së ekzekutivit.

Si punë rezultative ministrja Hajdari përmendi marrëveshjen me vendet e EFTA-s, për mallra e shërbime në vitin 2022.

Pos kësaj, si punë e vyer ajo përmendi edhe strategjinë kombëtare në fushën e turizmit dhe të organizimit të një varg panairesh përgjatë vitit 2022.

Ministrja Hajdari potencoi edhe mbështetjen e Ministrisë ndaj prodhuesve vendorë, teksa përmendi shuma të caktuara të financuara nga Ministria që firmat vendorë kanë marrë si mbështetje në zhvillimin e tyre.

Ajo përmendi dhe pjesëmarrjen e disa bizneseve vendorë në ekspozita e panaire në vendet e jashtme, si: Gjermani, Holandë, Francë, Belgjike, etj.

Hajdari vuri në dukje se ka pasur memorandume të drejtpërdrejta mes bizneseve vendore me ato të huaja në sfera të ndryshme, që kanë nxitur rritjen e eksportit të mallrave.

Sa i përket investimeve të huaja në vendin tonë, krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 ka rritje rreth 6% të investimeve, fjala vjen  në sferën e tekstilit të industrisë së ushqimeve, të metaleve, në energjinë e ripërtrishme, etj.

Veç kësaj ministrja Hajdari foli për parqet e  bizneseve në Suharektë, Lipjan,  e gjetiu në Kosovë, që janë kryer me financimet e investimet e nga Ministria.

Tutje ajo vuri në dukje edhe traktatet mes Kosovës dhe BE-së gjatë periudhës së vitit 2021-2025.

Pastaj për rezervat në artikuj bazë të ushqimit, gruri sheqeri e vaji, që, sipas saj, ka rritje të dukshme.

Ndaj raportit të ministres Hajdari, kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, vuri në dukje disa vërejtje në aktivitetin e kësaj ministrie, sikundër janë ekspozitat e organizuar nga kjo ministri, ku sipas tij është shkelur ligji. Pastaj në shpalljen e listës preliminare, si dhe te çështja e transparencës, që sipas tij është dashur t’i nënshtrohej ligjit të prokurimit.

Ministrja më tej përmendi edhe komisionet përkatëse të kulturës në sigurimin e këtyre artefakteve. Ajo falënderoi shtetet arabe që kanë mundësuar në ruajtjen e artefakteve dhe kthimin e tyre.


MË SHUME NGA Lajme