Haaland ka zbuluar se çfarë i tha Guardiolës pasi e ndaloi të bënte histori
BKT
Sport

Haaland ka zbuluar se çfarë i tha Guardiolës pasi e ndaloi të bënte histori

B. H. / RTKlive

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland shënoi pesë gola për më pak se një orë në fushë kundër Leipzig në Champions League, por trajneri Pep Guardiola nuk e lejoi të bëhej ndoshta futbollisti i vetëm në histori me gjashtë gola në një ndeshje të kësaj gare, duke e tërhequr nga loja.

Në fakt, Haaland është vetëm lojtari i tretë në histori që shënon pesë gola në një ndeshje të Champions League, së bashku me Lionel Messin dhe Luiz Adrianon.

Pasi doli nga loja Haaland pati një bisedë të shkurtër me trajnerin dhe pas ndeshjes tregoi çfarë i tha: “I thashë Guardiolas se doja të bëja një ‘hat-trick’ të dyfishtë. Por çfarë mund të bëja tjetër kur ai vendosi të më ulte në bankinë”, tha Haaland pas paraqitjes mbresëlënëse në triumfin 7:0 të Manchester Cityt.

Ai gjithashtu theksoi se nuk e mban mend se si i ka shënuar të pesë golat.

“Pesë gola nga unë dhe një fitore 7-0 për Manchester Cityn, kjo më bën shumë të lumtur. Kjo është garë shumë prestigjioze. Sinqerisht, nuk më kujtohet se si i kam shënuar të gjithë golat. Jam i fokusuar vetëm në goditjen më të mirë që mundem, do të thotë vetëm të godas, jam i përqendruar vetëm se si të godas. Më vjen mirë që ekipi ka punuar mirë, edhe pse mendoj se mund të luajmë edhe më mirë me presing në disa momente”, shtoi Haaland.