AQSHF bashkëpunim me “Idromeno Independent Film Festival”
Kulturë

AQSHF bashkëpunim me “Idromeno Independent Film Festival”

atsh

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit njoftoi sot se, do të bashkëpunojë me “Idromeno Independent Film Festival”, i cili këtë vit do të zhvillojë edicionin e tij të dytë.

Përveç shfaqjes së filmave, këtë vit në Shkodër do të ketë edhe një ekspozitë nga Fototeka e AQSHF-së, me temën e figurës së gruas në kinematografi.

Drejtorja e Arkivit, Marinela Ndria, ka qenë në Shkodër për të diskutuar rreth ekspozitës me fotot më pikante që përfaqësojnë figurën e gruas në kinematografi në programin “Idromeno Uncovering”.

Fotot janë pjesë e Fototekës së Arkivit ku dhe sapo ka përfunduar procesi i dixhitalizimit. Organizatorët e Idromeno Independent Film Festival e kanë cilësuar Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, një nga bashkëpunëtorët e tyre më entuziastë, që do ta bëjë këtë edicion të dytë të festivalit, interesant dhe kreativ.


MË SHUME NGA Kulturë