15:59 / 16.03.2023
Fillon restaurimi i Kishës njëshekullore në Ferizaj
RTKlive
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e kishës katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj.
MKRS njofton se restaurime do të bëhen edhe në objekte të tjera të trashëgimisë kulturore të vendit,
“Restaurimet në asete të trashëgimisë kulturore po ecin me ritëm të shpejtë. Filluam punimet në një tjetër objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore, në Kishën Katolike të qytetit. E ndërtuar një shekull më parë, kisha tani po merr vëmendjen e merituar institucionale dhe shumë shpejt do të jetë e qasshme për banorët dhe turistët”, thuhet ndër të tjera.