Lajçak flet për dakordimin e Kosovës e Serbisë për aneksin e marrëveshjes
M.Miftari/RTKlive
I dërguari i posaçëm për Dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për ecurinë e dialogut, sipas të cilit gjatë tërë javës ka qenë i angazhuar rreth dialogut, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Sikundër dëshmon ai, java kishte nisur me udhëtimin e tij në Beograd, me ç’rrast isjhte takuar me presidentin serb, aleksdadnar Vuçiq, si dhe me partite opozitare të atij shteti, që ishin pro-evropiane.
“Kjo javë ka qenë e gjitha rreth Dialogut. Filloi me një udhëtim në Beograd, ku vazhdova përgatitjet për takimin e nivelit të lartë të Dialogut me presidentin Aleksandër Vuçiq. Gjatë takimit tonë u diskutua për Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara të Marrëveshjes. Gjatë kohës sa isha në Beograd, pata mundësinë të takohem me partitë opozitare pro- Bashkimit Evropian për të diskutuar gjendjen e lojës në Dialog dhe për të dëgjuar qëndrimet e tyre për takimin dhe rrugën përpara”, ka thënë ai.
Më tej, Lajçak bëri të ditur angazhimin e tij dhe të ekipit të tij për dialogun, për përgatitjen e tij që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, derisa bëri të njohur edhe takimin që ai pati me liderët e Kosovës dhe të Serbisë, që ishin dakorduar për aneksin e marrëveshjes bazë që çon në rrugën e normalizimit të raporteve të të dyja vendeve.



























