Përkujtohet Rifat Blaku | Video
Kulturë

Përkujtohet Rifat Blaku | Video

Qëndresa Duraku-Xharra/RTK

Në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta të demografit dhe profesorit të ekonomisë, Rifat Blaku, në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë u mbajt akademi përkujtimore.

Aty morën pjesë shumë personalitete të shquara të jetës politike dhe akademike, me ç'rast vlerësuan lart jetën dhe veprën e të ndjerit.

"Profesor Blaku është njëri prej intelektualëve më të kompletuar të periudhës së shtet ndërtimit por edhe periudhës së formësimit por edhe ngritjes së Universitetit të Prishtinës", ka thënë Shpejtim Bulliqi, kryetar i Podujevës.

Kurse ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se Profesor Blaku që në fillim ka ditë të zë fijet më të mira të vënies në dritë të lëvizjeve demografike në Kosovë.

Akademia përkujtimore për Rifat Blakun u organizua nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatën kulturore “Flaka e Llapit”.


MË SHUME NGA Kulturë