Ristuccia dhe Mojsiloviq diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit   
Lajme

Ristuccia dhe Mojsiloviq diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit   

E. Hoti/ RTKlive

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq, me të cilin ka biseduar për Marrëveshjen e Ohrit.   

Sipas njoftimit të KFOR-it, Ristuccia dhe Mojsiloviqi diskutuan edhe për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, takoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsilovic, në Beograd. Ata diskutuan për implikimet e sigurisë të rezultateve pozitive të takimit të Ohrit më 18 mars dhe konsoliduan bashkëpunimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme