Njohësit: Mangësi, dërgimi i shpeshtë në Kushtetuese i projektligjeve
Albana Bajrami/ Radio Kosova
Dërgimi i shpeshtë në Gjykatën Kushtetuese i projektligjeve të miratuara në Kuvend, vlerësohet nga njohësit e legjislacionit si një mangësi e bashkëpunimit të deputetëve ndërmjet tyre. Sipas ekspertëve, agjendat politike të ekzekutivit dhe gjithë skenës politike, mund të mbeten pengje të vendimeve që priten nga Gjykata Kushtetuese.
Shumë projektligje të cilat janë miratuar në Kuvend pa pëlqimin e partive opozitare, janë dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim po nga këto parti. Njohësit e çështjeve ligjore, që merren me punën e Kuvendit, thonë se nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet partive në pushtet dhe atyre opozitare.
Për këtë çështje, Arbër Thaçi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radio Kosovën, se partitë opozitare kanë vlerësuar se janë të përjashtuara nga procesi i draftimit dhe hartimit të projektligjeve apo edhe iniciativave ligjore.
“Rrjedhimisht, janë të opinionit se përmbajtja e këtyre projektligjeve çalon në segmente të caktuara. Në këtë kuptim, më tepër se sa një procedurë e jashtëzakonshme, dërgimi i projektligjeve te Gjykata Kushtetuese flet për një mungesë të koordinimit apo bashkëpunimin ndërmjet partive politike në Kuvendin e Kosovës", tha ai.
Thaçi, foli edhe për problemet që mund të shkaktojnë vonesat e fillimit të zbatimit të projektligjeve.
“Problemet që mund të shkaktojë vonimi i fillimit të zbatimit të këtyre projektligjeve, mendoj që dërgimi në Gjykatën Kushtetuese nuk e lëndon shumë procesin e zbatimit të tyre. Por, duhet të kemi të qartë se kur kemi të bëjmë me mbledhjen e një numri të madh të projektligjeve në Gjykatën Kushtetuese, agjenda politike e ekzekutivit dhe gjithë skenës politike mund të mbetet peng përkohësisht i vendimeve që priten nga Gjykata Kushtetuese”, tha ai.
Në një përgjigje për Radio Kosovën, Gjykata Kushtetuese ka treguar të dhënat e numrit të përgjithshëm të ligjeve që gjatë dy viteve të fundit, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe partitë opozitare i kanë parashtruar në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas të dhënave, në dy vitet e fundit, Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka parashtruar asnjë ligj në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa partitë opozitare i kanë dërguar në këtë gjykatë gjashtë ligje.
Më poshtë është bërë paraqitja e tabelave të ligjeve të kontestuara nga partitë opozitare gjatë periudhës dyvjeçare:
Numri i lëndës |
Parashtruesi |
Ligji i kontestuar |
Data e parashtrimit |
Data e publikimit |
KO100/22 |
Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë |
Ligji Nr. 08/L-136 për Këshillin Prokurorial të Kosovës |
01.07.2022 |
Në proces |
KO101/22 |
Armend Zemaj dhe dhjetë (10) deputetë |
Ligji Nr. 08/L-136 për Këshillin Prokurorial të Kosovës |
01.07.2022 |
Në proces |
KO173/22 |
Arben Gashi dhe nëntë (9) deputetë |
Ligji nr. 08/L-179 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg |
16.11.2022 |
Në proces |
KO216/22 |
Isak Shabani dhe dhjetë (10) deputetë |
Ligji nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publik |
30.12.2022 |
Në proces |
KO220/22 |
Arben Gashi dhe nëntë (9) deputetë |
Ligji nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik |
30.12.2022 |
Në proces |
KO46/23 |
Abelard Tahiri dhe nëntë (9) deputetë |
Ligji nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërorë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme |
20.02.2023 |
Në proces |
Procesi i vendimmarrjes së Gjykatës në kërkesat e kësaj natyre varet nga kompleksiteti i çështjes që është parashtruar për shqyrtim dhe vlerësim të kushtetutshmërisë.
Ndërkohë, Institucioni i Avokatit të Popullit, në përgjigjen dhënë Radio Kosovës ka theksuar se që nga viti 2010, ka dërguar 11 kërkesa në Gjykatën Kushtetuese.
1.Rasti 835/2019,
Avokati i Popullit, dt.08.11.2019, ka dërguar Kërkesë Për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të neneve 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, paragrafi 2), 10 (paragrafët 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafët 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41(paragrafi 6), 42 (paragrafët 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 ( paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68, (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe neni 85, të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në raport me Institucionin e Avokatit të Popullit, si dhe për pezullimin e menjëhershëm të këtyre dispozitave deri në vendimin përfundimtar të kësaj gjykate.
Avokati i Popullit, dt.08.11.2019, ka dërguar Kërkese për masë të përkohshme drejtuar Gjykate Kushtetuese të Kosovës. Në bazë të argumenteve të lartcekura, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, me anë të kësaj parashtrese, kërkon që kjo Gjykatë të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e menjëhershëm të dispozitave të kontestuara, përkatësisht të neneve 2 (paragrafi 3), 5 (paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, paragrafi 2), 10 (paragrafët 1 dhe 2), 11, 14 (paragrafi 5), 15 (paragrafët 4 dhe 6), 17 (paragrafi 7), 31 (paragrafi 3), 32 (paragrafi 5), 33 (paragrafi 5), 34 (paragrafi 16), 35 (paragrafi 6), 37 (paragrafi 5), 38 (paragrafi 7), 39 (paragrafi 11), 40 (paragrafi 12), 41( paragrafi 6), 42 (paragrafët 10 dhe 11), 43 (paragrafi 13), 44 ( paragrafi 4), 48 (paragrafi 9), 49 (paragrafi 6), 52 (paragrafi 7), 54 (paragrafi 6), 67 (paragrafi 11), 68, (paragrafi 8), 70 (paragrafi 8), 71 (paragrafi 8), 75, 80 (paragrafi 4), 83 (paragrafi 18) dhe neni 85 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarë Publikë, ose të paktën pezullimin e zbatimit të këtyre dispozitave në raport me Avokatin e Popullit.
2. 101/2019,
Avokati i Popullit, me dt.05/12/2019, Kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik dhe për pezullimin e menjëhershëm të tij deri në vendimin përfundimtar të kësaj gjykate.
3. 5/2019,
19.04.2019, Kërkesa e AP për shfuqizimin e nenit 32 (paragrafi 1), të nenit 76 (paragrafi 2) dhe të nenit 41 (paragrafët 1.3 dhe 1.4) të Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, si dhe për pezullimin e menjëhershëm të këtyre dispozitave deri në vendimin përfundimtar të kësaj gjykate drejtuar Z. Milot Vokshi- sekretar i Përgjithshëm- Gjykata Kushtetuese.
4. 795/2018,
02/11/2018, Kërkesë e Avokatit të Popullit për shfuqizimin e neneve 2, 3 (paragrafi 1, nënparagrafët 2, 3 dhe 4), 4 (paragrafi 1), 6, 7 (paragrafi 1, nënparagrafët 2, 3 dhe 4), 11 (paragrafi 3) 18, 19 (nënparagrafët 5, 6, 7 dhe 8), 20 (paragrafi 5), 21, 22, 23, 24 dhe 25 (paragrafët 2 dhe 3) të Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, dhe Kërkesë për masë të përkohshme deri në vendimin përfundimtar të kësaj gjykate drejtuar z. Milot Vokshi-sekretar i Përgjithshëm-Gjykata Kushtetuese.
5. 67/2017
10/02/2017, Kërkesë për shfuqizimin e nenit 55, paragrafët 4–5, dhe neneve 56, 57, 58, 59, 60, 61, 62, 63, 64, 65, 66, 67 dhe 68 të Ligjit Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje, si dhe për pezullimin e menjëhershëm të këtyre dispozitave deri në vendimin përfundimtar të kësaj gjykate.
6. 260/2016
29/04/2016, KËRKESË drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në çështjen: Cenimi i pavarësisë Kushtetuese të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese, të përcaktuara në Kapitullin XII të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
7. 573/2014
26.02.2015, Kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me shfuqizimin e Dekretit të Presidentes së Kosovës "për konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese."
8. 460/2014,
09/10/2014, Kërkesë për masë të përkohshme drejtuar Gjykatës kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes për ri-emërimin e gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
9. 232/2012,
11.10.2012, Kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare.
10. 485/2011,
16.11.2011, Kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e cenimit te pavarësisë kushtetuese te IAP-së
06.12.2011, Kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masave të përkohshme në zbatimin e nenit 32, p. 1 të Ligjit për Avokatin e Popullit.
11. 238/2010,
26.11.2010, Kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin e të drejtave dhe përgjegjësive të deputetëve.
Dërgimi i projektligjeve në Gjykatën Kushtetuese për të marrë një vlerësim nga ana e këtij institucioni, ka të bëjë me shfrytëzimin e një prej të drejtave elementare që Kushtetuta ua garanton deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Neni 113 në Kushtetutën e Kosovës, precizon që 10 apo më shumë deputetë brenda një afati kohor prej 8 ditësh nga miratimi i projektligjit, mund ta dërgojnë atë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.