09:59 / 22.03.2023
Ziv: Izraeli e Kosova të përkushtuara të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi
RTKlive
Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, ka shkruar në Twitter për bisedën që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog, kanë zhvilluar dje.
“Dje u zhvillua një bisedë e mirë mes presidentëve të shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës, të përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit tonë dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit dypalësh”, ka shkruar ajo në Twitter.