Kuvendi përfundon debatin për dialog
Foto: RTKlive
Lajme

Kuvendi përfundon debatin për dialog

A.Bela/ J.Musliu & M.Miftari/RTKlive

(E plotësuar, ora 21:37) Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas disa orësh, kanë përfunduar debatin në të cilën raportoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Derisa kryeministrit Kurti duke polemizuar me opozitën sqaroi pikat e marrëveshjes, sidomos pikën 7 dhe 10 që konsiderohen si më problematiket, ngaqë përmenden termat si: asociacioni, vetmenaxhimi, etj. Partitë opozitare thanë se kjo marrëveshje nuk është në favor të Kosovës.

Kuvendi vazhdon debatin për dialogun Kosovë-Serbi

(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën ku mes tjerash, deputetët po debatojnë rreth temës së dialogut.

 

Kuvendi shkon në pauzë,  seanca do të rifillojë në orën 19:30

(Plotësuar) Seanca e Kuvendit është ndërprerë për arsye që deputetët që agjërojnë, kanë kërkuar kohë për iftar.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur që seanca do të rifillojë në orën 19:30.

Kuvendi shkon përsëri në pauzë

 

(Plotësuar) Pas nisjes së seancës, derisa kryeministri Kurti deklaroi se i duhet ta lëshojë seancën, për shkak se ka një telefonatë të rëndësishme, opozita propozoi që seanca të ndërpritet derisa kryeministri të jetë prezent në seancë.

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, propozoi pauzë deri në orën 16:00, ndërkohë pati propozime  që seanca të vazhdojë nesër.

Kuvendi shkon në pauzë

(Plotësuar) Pas debatesh e polemikash në mes të kryeministrit Kurti dhe deputetët e opozitës, lidhur me marrëveshjen e Ohrit, seanca ndërpreu punimet, ngase kryeministri lëshoi seancën, ndërkohë që depuetetët kërkuan pauzë njëorëshe.

Kurti: Vetmenaxhimi nuk është vetëvendosje, as vetadministrim

(E plotësuar) Kryeministri Kurti,duke polemizuar me opozitën sqaroi pikat e marrëveshjes, sidomos pikën 7 dhe 10 që konsiderohen si më problematiket, ngaqë përmenden termat si: asociacioni, vetmenaxhimi, etj.

Kryeministri Kurti,duke polemizuar me opozitën sqaroi pikat e marrëveshjes, sidomos pikën 7 dhe 10 që konsiderohen si më problematiket, ngaqë përmenden termat si: asociacioni, vetmenaxhimi, etj.

Kruti për këtë çështje tha se Asociacioni përmendet vetëm në pikë 10 si diçka që është futur në kuadër të  marrëveshjeve të arrira më herët, duke aluduar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015.

Sipas kryeministrit Kurti termi vetmenaxhim nuk nënkupton vetadministrim a vetëvendosje.

“Nuk është vetëmenaxhimi vetëvendosje, nuk është vetëqeverisje, as vetadministrim. Është vetëmenaxhim”,deklaroi kryeministri Kurti.

Kurti: Kundërshtojmë me forcë etnonacionalizmin territorial

(Plotësuar) Kryeministri Kurti theksoi se Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Me marrëveshjen, shtoi ai,  Serbia është zotuar që të mos kërcënojë me sigurimin e forcës dhe t’u japë fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore, ndonëse ai u shpreh skeptik.

“Serbia nuk mund të pretendojë se përfaqëson ndërkombëtarisht shtetin tonë apo ato që ndodhin brenda territorit tonë”, deklaroi Kurti, derisa vuri në dukje se ajo nuk duhet ta kundërshtojnë anëtarësimin tonë në asnjë organizatë ndërkombëtare, apo të bllokojë rrugën tonë drejt integrimeve evropiane, ndërkohë që p֝rmendi një varg pikash ku shteti serb do t’i njohë si: dokumentet, simbolet shtetërore përkatëse, p.sh. pasaportat, diplomat, targat e vulat doganore; do të shkëmbehen  ambasadat me një emër tim tjetër , “që këto janë njohje ‘de facto’ në formë të shkruar, që BE e SHBA janë garantor për këtë.”

Kurti më tej vuri në pah çështjen e të pagjeturve që do të trajtohet me urgjencë.

Ai rikujtoi se mosrespektimi i marrëveshjeve sjellë ndëshkime nga BE.

Kryeministri Kurti, ndër të tjera, theksoi se zbatimi i pikave të marrëveshjes shkojnë në hapa të përbashkët, teksa shtoi se nuk mund të kemi zbatime të njëanshme të marrëveshjes, siç nuk mund të kemi nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes.

“Në situatën që jemi tekst më të mirë të marrëveshjes nuk ka qenë e mundur të mbërrijmë”, deklaroi kryeministri Kurti, ndërsa vuri në dukje se marrëveshjet e kaluara ne do t’i shikojmë nën prizmin e kushtetutshmërisë sonë, e ligjshmërisë sonë.

Kurti  shfaqi gatishmërinë që të mos shpërfaqen problemet si në Bosnje, ndonëse, siç u shpreh ai “ jemi të hapur për të kërkuar  frymëzim nga shembujt evropianë dhe udhëzime nga standardet evropiane, të cilat nuk janë të bazuar në territorialitet”, teksa theksoi se “kundërshtojmë me forcë etnonacionalizmin territorial, sepse është në kundërshtim me Republikën Demokratike dhe është në kundërshtim me vlerat dhe bindjet e qeverisjes sonë progresiste.”

(Plotësuar) Kurti: Procesi i ri, me marrëveshje drejt një rezultati përfundimtar

"Që nga fillimi i mandatit tim qeveritar jam zotuar  ta riformatoj dialogun në mënyrë të tillë që ta shndërroj atë në një proces të rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare me Serbinë, pra një dialog ku jemi të barabartë të cilën e karakterizon simetria."

Kryeministri Kurti sqaroi se që nga 9 shtatori, kur u është  prezantuar propozimi fillestar i draftit franko-gjerman, theksoi se  procesi i dialogut ka hyrë në formatin e ri e që, sipas tij, kjo gjë u pat paralajmëruar në gusht kur u pat paralajmëruar korniza e përgjithshme e marrëveshjes, derisa shtoi se për herë të parë është bërë me shrkim normalizimi i marrëdhënieve, jo si dikur me notë verbale

“Tuneli është ende i gjatë por atij po i vije fundi”, deklaroi mes tjerash, kryeministri Kurti.

Tutje ai përmendi gjendjen në të cilën ndodhet kontinenti ynë, teksa shtoi se nuk dihet se çfarë sjellë e ardhmja.

Ai, më tej, tha se aleatët tanë kanë vendosur një kornizë me kushte strikte ndaj nesh e Serbisë “në mënyrë që t’i  lëmë prapa nesh dallime si prioritet të parë në kontekstin e caktuar për t’i ndihmuar strategjikisht për një siguri kolektive dhe paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor, e cila është në linjë me vlerat e NATO-s”.

Më tej kryeministri deklaroi se aleatët tanë mund ta afrojnë Serbinë drejt NATO-s, porse, sikundër tha ai, nuk ka shumë shpresë.

“Procesi i ri ka sjellë një marrëveshje të re dhe jam plotësisht i bindur se sjellë një hapje të re drejt një rezultati përfundimtar”, u shpreh kryeministri Kurti.

Mes tjerash ai  sqaroi përmbajtjen e marrëveshjes, ku, sipas tij, përmban 11 nene dhe një preambulë dhe aneksi i shton 12 pika të tjera.

“Arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme, ngase marrëveshja bazë konfirmon se marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës zhvillohen në bazë të kartës së OKB-së dhe të gjitha të drejtat themelore të konsoliduar ndërkombëtarisht e sovran”, theksoi kryeministri Kurti.

(Plotësuar) Votohen marrëveshjet ndërkombëtare, Kurti nis raportimin në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare ku janë paraparë disa pika të rendit të ditës. Megjithatë, interesimi më i madh i deputetëve është për pikën e pestë, e ku është raportimi i kryeministrit Albin Kurti, për marrëveshjen Kosovë-Serbi, të arritur në Ohër.

Megjithatë, me propozim të AAK-së,  pika e gjashtë e rendit të ditës, e që ishte  “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës”, u shty për seancën e radhës.

Paraprakisht, me 89 vota për, deputetët votuan marrëveshjen e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Gjithashtu, me 88 vota për, është ratifikuar marrëveshja e kredisë për “Projektin -korniza e qyteteve të gjelbra 2 dritarja 2 - efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.

Përveç kësaj, me 90 vota për, deputetët ratifikuan “Marrëveshjen e  kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.

Votimi i këtyre marrëveshjeve, i ka hapur rrugë fillimit të raportimit të kryeministrit Kurti në Kuvend, në lidhje me procesin e dialogut.

Abdixhiku: Kurti i ka shkelura kushtet që i ka vendosur për Asociacionin

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se kryeministri Kurti është i pa qartë për atë që është dakorduar në marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel dhe atë të 18 marsit, në Ohër.

Abdixhiku ka thënë se kryeministri Kurti i ka shkelura gjashtë kushtet që i ka vendosur për Asociacionin. Kurse për termin vetëmenaxhim, ai tha se, është më i gjerë se asociacioni dhe se të drejtën vetëmenaxhuese të serbëve në Kosovë, Kurti e ka bërë kriter ndërkombëtar për Kosovën.

“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale, nuk kanë kaluar as dy muaj dhe marrëveshja parasheh qartë që të nis menjëherë formimi i tij”.“Për këto qëndrime për pozicionin ndryshues të Kurtit ndjej keqardhje. Ndjej keqardhje për të gjithë. Kjo mungesë qartësie shoqërohet më paqartësi të vetë kryeministrit. Ai edhe sot është i paqartë për produktin e dakorduar”, tha ai.

Sipas Abdixhiku, këto dy marrëveshje të produkt të Kurtit janë bërë kritere evropiane për Kosovën dhe Serbinë, kët kritere nuk ndryshohen më sepse janë pranuar dhe duhet të zbatohen.

“Ai i ka sjell marrëveshje ligjërisht të obligueshme për statusin politik të kishës serbe dhe autonomi për komunitetin serb. Vetëmenaxhimi është më shumë autonomi”, ka thënë Abdixhiku.

Krasniqi: Kurti humbi shansin për një Marrëveshje me njohje të ndërsjellë

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

(Plotësuar) Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit tha se dialogu Kosovë – Serbi ka degraduar. Kryeministri, sipas tij, dje pranoi se ka Asociacion. Këto vendime Kurti, sipas tij, i mori në ‘Vilen e Titos’ në Ohër, me 18 mars.

“Kryeministri nuk bëri tradhti kombëtare, por bëri tradhti ndaj votuesve të tij. Rrezikon që serbëve në Kosovë t'u japë edhe autonomi. Ky degradim, ardhja në këtë pikë, ka ndodhur me fajin e kryeministrit, Albin Kurti”,

Sipas Krasniqit, të thuhet se nuk kemi mundur të marrim tekst më të mirë për Marrëveshjen e arritur në Ohër, është dorëzim, “Ai ka mundur ta bëjë atë më herët dhe për këtë ka pasur edhe përkrahjen e opozitës, por edhe të faktorit ndërkombëtar”, tha Krasniqi.

”Kurti e ka sjellë situatën që edhe partnerët tanë e kanë humbur ambicien që të arrihet një arritje finale, sepse dy vite është është ballafaquar me një njeri që i ka shpërfillur, ka qenë arrogant dhe ka menduar që krejt botën mundet me bindë për mendimet e tij“, ka thënë.

Sipas tij, kryeministri do të arrinte edhe njohjen e ndërsjellë, por me veprimet e tij (Kurtit), ky shans ka kaluar. Kreministri Kurti, me gabimet e bëra, ka humbur një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë,

“Shumica e teksteve përbëjnë më shumë një deklaratë politike, se një kontratë mes dy shteteve”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se pranimi i autonomisë politike për komunitetin serb dhe statusit ekstraterritorial për Kishën Ortodokse Serbe nga Kurti po e rrezikon vetë ekzistencën e shtetit të Kosovës.

“Pse more burrë duhesh me folë me ta, pse duhesh me pranu status ekstraterritorial për Kishën Ortodokse Serbe? Kjo është me e ça themelin e shtetit të Kosovës, që është Pakoja e Ahtisaarit, mbi të cilën është shpallur në këtë Kuvend shteti i pavarur dhe sovran”, shtoi ai.

Tahiri: Marrëveshja është përmbyllë, kur është dakorduar dokumenti i parimeve

E plotësuar) Kryetari i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri lidhur me raportimin e kryeministrit Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër, theksoi se të gjitha arritjet e deritashme për 20 vjet është vënë në rrezik,ndonëse për partinë në pushtet konsideron të kundërtën.

“Ndaj konsideroj se si Kuvend e si Qeveri ta forcojmë agjendën e ngritjes dhe forcimit të subjektivitetit tonë shtetëror”, deklaroi mes tjerash, deputeti Tahiri.

Ndërkaq për marrëveshjen në fjalë, deputeti Tahiri theksoi se ajon është përmbyllë në ditën kur është dakorduar dokumenti i parimeve, derisa shtoi se aneksi i cili është dakorduar në Ohër, është pjesë integrale e një marrëveshjeje e cila i jep detyrime palëve, këtë rast Republikës së Kosovës dhe të Serbisë.

“Është e rëndësishme që në këtë marrëveshje dialogu dhe diskutimi më BE-në do të vazhdojë me vite, që ne duhet ta përdorim si mundësi e fuqizimit të shteti të Kosovës, por në të njëjtën kohë  është potencial për lëshime, gabime e dështime”, deklaroi Tahiri.

Më tutje, Tahiri shtoi se në trupën që duhet të themelohet në aneks, ne si Kuvend  duhet të kërkojmë që duhet të përfshihen edhe SHBA-ja, që të jenë pjesë përbërëse e asaj trupe.

“E rëndësishme është që kryeministri të mos humb cakun, qëllimin, të mos e konsiderojë si diskutim mes pozitës e opozitës, por të marrë kujdesin e veçantë dhe të përkushtohet për arritjen e njohjes reciproke, që ndonëse nuk është e shprehur në dokument, por synimi ynë përfundimtar duhet të jetë ajo”, deklaroi Tahiri.

Ndërsa për aneksin, për Tahirin janë tri elemente që duhen vënë në konsideratë, si: vetmenaxhimi- çfarë nënkupton kjo fjalë dhe ku përfundon kjo; Kisha Ortodokse- si çështje për liritë fetare dhe benefitin që duhet të marrë Kosova.

Kusari-Lila: Serbia vetëm një herë ka qenë e gatshme ta njoh Kosovën

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar partive opozitare për kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti se e ka hupur mundësinë për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.

Ajo me këtë rast ka thënë se Serbia në asnjë moment nuk ka treguar gatishmërinë e vet për të njohur Kosovën, përveç një rasti kur është diskutuar shkëmbimi i territoreve.

Sipas saj, e gjithë kërkesa e opozitës për njohje nga ana e Serbisë, apo për heqje të njohjes siç po e përmendni të krijon përshtypjen se kjo njohje ishte dikur dhe tashmë u tërhoq njohja nga Serbia.

“Serbia në asnjë moment, asnjë fazë nuk e ka treguar gatishmërinë e vet për të njohur Kosovën, përveç një rasti që edhe sot nuk e fshehin, kur është diskutuar shkëmbimi i territoreve”, tha ajo.

Ajo tha se  aktualisht nëse kthehet në tavolinë shkëmbimi territorial midis Kosovës dhe Serbisë, ajo është e gatshme të thotë se e njoh Kosovën, për arsye se mora diçka.

“Kjo ishte përshtypja që është krijuar se në kompensim të diçka që duhet t’i jepet Serbisë për këtë njohje. Kjo, jo që ka qenë qasje e gabuar, por ka qenë tejet e rrezikshme jo vetëm për dy vendet por për tërë Ballkanin dhe si e tillë tash as nuk diskutohet”, ka thënë ajo.

Duke folur për mundësitë që marrëveshja pa nënshkrim me Serbinë të shkojë në Kuvend për ratifikim, ajo është shprehur skeptike për këtë, pasi ka thënë se ka nene të ujdisë që flitet vetëm për zbatim të marrëveshjeve të kaluara, disa prej tyre që janë ratifikuar në Kuvend.

“Ne si Kuvend mund të ndihmojmë procesin, por duke mbikëqyrë zbatimin e kësaj marrëveshje, e cila tashmë do të konsiderohet me afate, të cilat janë dakorduar nga dy palët”, tha Kusari -Lila.

Ajo tha se ne mund të kemi rolin tonë konstitutiv që t’i ndihmojmë qeverisë, por edhe të japim informata qytetarëve që secilin hap të zbatimit të marrëveshjes të kuptojnë në saktësi.

“Marrëveshja me Serbinë i hap dyert për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së”, tha Mimoza Kusari-Lila .

Kryeministri Kurti sot në Kuvend, raporton për marrëveshjen e Ohrit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë ku mes tjerash, pritet të raportojë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Raportimi i tij para ligjvënësve do të bëhet lidhur me  takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars, në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Kjo është pika e pestë e rendit të ditës, në seancën e cila është caktuar të hënën nga Kryesia e Kuvendit.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 10:00.

Të shtunën e javës së kaluar,  në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është arritur marrëveshje mbi Aneksin e zbatimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve.

Përveç kësaj, në rend të ditës janë edhe 14 pika të tjera të rendit të ditës.


MË SHUME NGA Lajme