Krasniqi përkujton bombardimet: Përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë
Foto: Ilustrim
Lajme

Krasniqi përkujton bombardimet: Përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë

J.Musliu/RTKlive

 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, i ka përkujtuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai tha se  këto bombardime, që zgjatën  78 ditë, gjunjëzuan kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe aparatin e tij kriminal.

Krasniqi tha se kjo ndërhyrje,  erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, kërkesës dhe rezistencës së popullit tonë për liri.

“Përfshirë luftën e drejtë dhe të guximshme të UÇK-së”.

 “Ky kapitull, kjo shpresë e re, ndihmoi çlirimin, pavarësinë dhe krijimin e shtetit tonë”, deklaroi Krasniqi.

“ Prandaj, u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë ndërkombëtarë, shteteve anëtare të NATO-s, të cilat 24 vite më parë realizuan këtë mision fisnik dhe humanitar. Faleminderit – dje, sot, nesër, përgjithmonë”.

 


MË SHUME NGA Lajme