Hill: Kur dështon diplomacia, rezultatet mund të jenë tragjike
Foto: RTKlive
Lajme

Hill: Kur dështon diplomacia, rezultatet mund të jenë tragjike

J.Musliu/RTKlive

Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, ka dhënë një qëndrim të tij, me rastin e 24 vjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

Duke postuar disa deklarime në llogarinë e tij në Tëitter, fillimisht hill u ka shprehur  ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën si pasojë e bombardimeve që zgjatën për 78 ditë.

“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme”, shkroi Hill në njërën nga postimet e tij.

“Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon” tha ai.  “Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike”.

Duke i shprehur ngushëllimet  personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s, Hill u shpreh se “e di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë”.

Megjithatë, ai shtoi se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit me Serbinë është i palëkundur, siç është edhe angazhimi ndaj diplomacisë.

Ai tha se populli serb nuk do ta lërë kurrë mënjanë pikëllimin e tij. “Por besoj se është mjaft i fortë për të lënë anash ankesat”.

“Së bashku, ne mund të ndërtojmë të ardhmen më të mirë që populli serb meriton dhe dëshiron për brezat e ardhshëm”.


MË SHUME NGA Lajme