Bushati: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë
Foto/ Nga profili i Bushatit në Facebook
Lajme

Bushati: 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë

RTKlive

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati, vlerësoi se 24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë, pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri.

“NATO nisi fushatën e sulmeve ajrore për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe, fushatë që zgjati 78 ditë me një epilog të mirë. Një akt që në fjalët ish Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan do të cilësohej si: “ndërhyrje humanitare legjitime””, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Sipas tij ndërhyrja vendimtare e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia.

“Gjithashtu, një shtysë për të investuar e kontribuar më shumë për lirinë, demokracinë dhe sigurinë. Sot, është dita për të mos harruar dhe shprehur edhe një herë mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve evropianë”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme