Rrëzimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial, Beqa kërkon përgjegjësi
N.Mekolli /RTKlive
Pas vendimit ë Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial, kanë reaguar edhe subjektet politike opozitare. Sipas tyre, rrëzimi i këtij ligji është rrëzim i tendencës së pushtetit për të kapur sistemin e drejtësisë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hajdar Beqa, në “Lajmet e Fundit” në RTK, tha se rrëzimi i këtij ligji nga Kushtetuesja është një lajm i mirë për demokracinë, pasi tregon se pushtetet janë të ndara.
“Unë si anëtar i anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit kam kundërshtua edhe më herët miratimin e këtij ligji, sipas tentativës së ministres së Drejtësisë, për të miratuar diçka që e dëmton sistemin e Drejtësisë”, tha deputeti Beqa.
Sipas tij, forma me të cilën parti në pushtet ka dashur të shtijën në duar sistemin e drejtësisë ka qenë e gabuar. “Pas kësaj lajthitje nga ana e ministres së Drejtësisë, kryeministri duhet të kërkojë përgjegjësi. Qëllimi i shkeljes së ligjit, nga ana e ministres, ka qene kapja e sistemit të drejtësisë emërimi i prokurorëve sipas dëshirës së partisë në pushtet”, tha Beqa.
Edhe Ligji për formimin e Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme gjithashtu është dërguar në Kushtetuese dhe Beqa thotë se edhe për këtë ai dhe opozita kanë kundërshtuar, sepse ka shumë shkelja. Ai është optimist se edhe ky ligj do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetues.
Beqa kërkon përgjegjësi për këto dështime të ministres së Ministrisë së Drejtësisë, sepse miratimi i njëanshëm i këtyre ligjeve dhe rrëzimi nga Kushtetuese ka kosto, prandaj, sipas tij kryeministri duhet të kërkojë përgjegjësi nga ministrja e Drejtësisë.