Digjet një depo e Elkos-it Pejë, 8 persona dërgohen në spital
RTKlive
(E plotësuar) Nga tymi i djegies së një depo të ELKOS-it, 8 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sipas njoftimit gjendja e tyre është stabile.
“Pacientët janë duke u trajtuar tek spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Ata janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës
Një objekt ka marrë flakë në qytetin e Pejës/video
Një zjarr ka përfshirë një depo të kompanisë ELKOS në Pejë. Zjarri është shumë i madh, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar, njofton Policia në Pejë.
Siç ka deklaruar për RTK zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit.
“Deri tani nuk dihet nga ka ardhur zjarri dhe nuk ka informacion për persona të lënduar”, deklaroi Gashi.