Takohen dy kryeministrat shqiptarë, flasin për marrëveshjen e Ohrit
RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se me Kurtin kanë biseduar detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.
Ai ka thënë se "i ka shprehur Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë".
'E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë', ka shkruar Rama.
Rama ka shtuar se me Kurtin janë dakorduar që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor.