Kazakistani trondit Danimarkën
Sport

Kazakistani trondit Danimarkën

F.Bytyqi/RTKLive

Befasitë asnjëherë nuk mungojnë në lojën më të bukur në botë, futbollin.

Kazakistani është përkujdesur për befasinë e radhës duke mundur Danimarkën, të dielën me rezultat 3-2, sfidë kjo e zhvilluar në ‘Astana Arena’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Kombëtarja daneze ishte duke udhëhequr me dy gola epërsi pas pjesës së parë, falë golave të shënuar nga Rasmus Hojlund (21’, 36’).

Por, vendasit ia dolën të përmbysnin gjithçka në mënyrë spektakolare në pjesën e dytë.

Bakhtiyor Zaynutdinov (73’) shënoi fillimisht nga penalltia, teksa Askhat Tagybergen (86’) shënoi për të barazuar shifrat. Vetëm tre minuta më vonë Abat Aymbetov (89’) shënoi për t’ia siguruar ekipit të tij pikët e para, pas humbjes ndaj Sllovenisë ndeshjen e kaluar.

Pas dy ndeshjeve në Grupin H, Kazakistani renditet i katërti momentalisht me 3 pikë, aq sa ka edhe Danimarka si e dyta.


MË SHUME NGA Sport