15:03 / 27.03.2023
Stacioni i radhës i Filharmonisë së Kosovës është Gjakova
Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, stacioni i radhës i institucionit më të lartë të muzikës në vend do të jetë Gjakova ka bërë me dijëeMinistria e Kulturë.
“Koncerti me vepra nga Brahms, Weber dhe Dvorak organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, të premten më 31 mars 2023 prej orës 20:00. Në rolin e solistit do të paraqitet klarinetisti i talentuar Ardit Ibrahimi ndërsa koncerti do të dirigjohet nga Lirjona Sylejmani” , thuhet në njoftim.
Ky koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Gjakovës. Koncerti është i hapur për publikun.























