Mourinho ‘përzënë’ Llorente-n
BKT
Sport

Mourinho ‘përzënë’ Llorente-n

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, mund ta kthejë Diego Llorente në klubin anglez, Leeds United gjatë kësaj verë.

‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se tekniku portugez e ka përfshirë mbrojtësin spanjoll në listën e largimeve.

Llorente ka luajtur vetëm tri ndeshje për Romën dhe është kritikuar shumë pas paraqitjes së tij në humbjen 1-0 kundër Lazios në derbin e Romës të dielën e kaluar.

Llorente ishte transferuar të  Roma në formë huazimi nga Leeds me opsion për të blerë kartonin e plotë të lojtarit, megjithatë, siç thuhet, Mourinho është i pakënaqur me paraqitjet e tij dhe me gjasë spanjolli në fund të këtij sezoni, do të rikthehet në Premier League.