Konjufca takon kongresistin Torres: Kosovë-SHBA, s`ka miqësi më të mirë
BKT
Foto: Glauk Konjufca/Facebook
Lajme

Konjufca takon kongresistin Torres: Kosovë-SHBA, s`ka miqësi më të mirë

M.Sh/RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresistin Ritchie Torres. Gjatë këtij takimi të ngrohtë, siç thotë Konjufca, është diskutuar për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë - SHBA, zhvillimet politike dhe mbështetjen amerikane për proceset euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Përherë kënaqësi ta takoj mikun e madh të Kosovës e shqiptarëve, kongresistin Ritchie Torres. Siç ka thënë edhe Torres, SHBA-ja nuk ka mik më të mirë se Kosovën dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në’, shkruan Konjufca në rrjetin social  Facebok .

Kryeparlamentari kosovar thotë se ndihet mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Kongresistit Torres ndaj Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e tij në forcimin e miqësisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


MË SHUME NGA Lajme