Bordi i ZRRE-së ka marrë vendim për rritjen e tarifave të rrymës
BKT
Lajme

Bordi i ZRRE-së ka marrë vendim për rritjen e tarifave të rrymës

Elmina Osmani/ RTK

Bordi i ZRRE-së, në mbledhjen e radhës, mori vendim për rritjen e tarifave të rrymës, e cila shkon deri në 15 për qind.

Rritja prej 15 për qind përkthehet: deri  në 350 kw rritja është 2.88 cent; deri në 450 kilovat, konsumatorët do të kenë rritje prej 4.5 euro në faturën mujore;  600 kw deri në 5 euro dhe mbi 800 kw në 7 euro .

Kjo rritje është e domosdoshme për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Ne konsiderojmë se nëse nuk kemi furnizim të qëndrueshëm me energji, kostoja do të jetë shumëfish më e madhe sesa përqindja e propozuar. Ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, deklaroi Ymer Fejzullahu, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së.

Tarifat e reja të rrymës do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

Më tej, Fejzullahu sqaroi se  Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Këtë diferencë, shtoi ai, vendi ynë importon nga jashtë, sipas çmimit të energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX.


MË SHUME NGA Lajme