Kurti: Roli i Norvegjisë për Kosovën, shumë i rëndësishëm
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti: Roli i Norvegjisë për Kosovën, shumë i rëndësishëm

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar shtetin e Norvegjisë për mbështetje në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës. Kurti këto deklarata i ka bërë në takimin e sotëm me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Kryeministri tha se në këtë takim kanë diskutuar për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.

Sipas njoftimit të qeverisë, kryeministri Kurti në këtë takim ka shprehur falënderim për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe “veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës”.


MË SHUME NGA Lajme