Presidentja Osmani përkujton masakrat e Rahovecit dhe Malishevës
BKT
Foto/ Presidenca e Republikës së Kosovës në Facebook
Lajme

Presidentja Osmani përkujton masakrat e Rahovecit dhe Malishevës

RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrave në Pastaselë të Rahovecit dhe atë në Burim të Malishevës.

“Sot kujtojmë masakrën e kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, me ç‘rast u  vranë dhe u masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civilë", tha ajo.

Sipas saj dhembja vazhdon të jetë po kaq e madhe sikur në ditën e vrasjes së tyre, ndërsa kujtimi për ta i përhershëm.

“Drejtësia për viktimat e regjimit serb dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë kërkesa të përhershme tonat, nga të cilat ne nuk heqim dorë”, tha ajo.

 


MË SHUME NGA Lajme