Reagim nga Presidenca pas djegies edhe të tri veturave në veri të vendit
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Reagim nga Presidenca pas djegies edhe të tri veturave në veri të vendit

J.Musliu/RTKlive

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar sot pas djegies në veri të vendit edhe të tri veturave me pronarë serbë, por me targa të Kosovës.

Sipas Velës, strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë fushatën e orkestruar të frikësimit kundër serbëve vendas në veri të vendit.

“Mbrëmë janë djegur edhe 3 makina të tjera vetëm se kishin targa të Kosovës”, shkroi ai.

“Serbia po përpiqet të krijojë një klimë frike për të penguar jetën normale dhe zgjedhjet e 23 prillit”, shkruan Vela.

Më 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Mbreti Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri.

Djegia e këtyre tri veturave pason djegien e dy të tjerave në natën e 30 marsit.

 


MË SHUME NGA Lajme