FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt
BKT
Lajme

FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

Fadil Sertolli / RTKlive

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës , përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke.

“Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të pranishëm ishin edhe zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major  Enver Cikaqi dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade  Hysen Dreshaj, me ç`rast gjeneral Cikaqi falënderoi kursantët për përkushtimin  e treguar në përfitimin e njohurive të reja në fushën e këmbësorisë, gjithashtu falënderoi ekipet turke për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale.


MË SHUME NGA Lajme