Trashëgimia jonë prezantohet në ShBA
BKT
Kulturë

Trashëgimia jonë prezantohet në ShBA

RTKlive

Prezantim dinjitoz i trashëgimisë sonë kulturore në universitetin Columbia të Nju Jorkut me promovimin e librit të Prof.Dr. Zymer Nezirit: ”Wild song, sweet song”, (Harvard, 2021).

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka përmes një statusi në rrejte sociale ka thënë se  libri ”Wild song, sweet song”, përmbledhë hulumtimin e 600 mijë vargjeve të këngëve kreshnike shqiptare.

“Libri përmbledhë hulumtimin e 600 mijë vargjeve të këngëve kreshnike shqiptare, të cilat janë eposi i fundit i mbijetuar në Evropë. Gjatë promovimit, u shfaq edhe filmi dokumentar: "Eposi i Kreshnikëve”, e lahutari, Isë Elezi ekzekutoi një nga këto këngë.
Duke qenë në kategorinë “trashëgimia në rrezik”, eposi kreshnik kërkon mbrojtje urgjente nga UNESCO”, thuhet nw statusin e Rekës.


MË SHUME NGA Kulturë