12:48 / 02.04.2023
Hakohet faqja zyrtare e ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook
RTK
Është hakuar faqja zyrtare e Facebokut e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Lajmi është konfirmuar për RTK-në nga ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, i cili ka bërë të ditur se faqes i është ndryshuar emri, fotografia dhe karakteri. Sipas Behramajt, rasti është adresuar në Polici.























