12:33 / 03.04.2023
Hoxhaj: Historia s’mund të rishkruhet, krerët e UÇK-së janë të pafajshëm
RTKlive
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pas nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai ka thënë se kjo e hënë është plotë dhimbje, pasi ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për të cilët ai shpehet i bindur në pafajësinë e tyre.
“Historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të shkruhet sërish. Sot është një ditë plotë dhimbje. Është një fazë plotë padrejtësi dhe me këtë rast do të mbyllet në favor të krerëve të UÇK-së. Ata janë heronjtë e luftës dhe paqes dhe dje e kishim një marsh me një prani të madhe të qytetarëve”, deklaroi Hoxhaj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.























