Chollet e Lajçak, koordinohen për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi
BKT
Foto: Derek Chollet/Twitter
Lajme

Chollet e Lajçak, koordinohen për hapat e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi

M.Shefkiu/RTKlive

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, kanë diskutuar të martën në Bruksel për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për integrimin e Ballkanit Evropian në BE.

“Më pëlqeu takimi me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Sot në Bruksel po zhvillohet një raund i ri i bisedimeve në nivelin e kryenegociatorëve. Ky është takimi i pari pas atij të Ohrit, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, u pajtuar për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Kjo marrëveshje u prezantua nga BE dhe u mbështet nga SHBA.

Njëri nga pikat e marrëveshjes është edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve që kanë dalë në kuadër të besimeve në Bruksel nga vitit 2011 e deri më sot. Edhe takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve është në vazhdën e respektimit të marrëveshjes.  


MË SHUME NGA Lajme