15:22 / 08.04.2023
‘Djajtë e Kuq’ mposhtin Evertonin, ‘blindojnë’ pozitën e tretë
F.Bytyqi/RTKLive
Manchester United ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
‘Djajtë e Kuq’ të shtunën mposhtën para tifozëve të tyre Evertonin, me rezultat 2-0, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të javës së 29-të në Premier League.
Të besuarit e Erik ten Hag e kontrolluan lojën më mirë në terren, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar dy gola.
McTominay (36’), zhbllokojë lojën pas asistimit të Sanchos. Ndërkaq, Martial (71’), dyfishojë avantazhi e nikoqirëve në 2-0, rezultat më të cilin u mbyll kjo sfidë.
Pas kësaj fitore, Man United zë vendin e tretë me 56 pikë, kurse, Evertoni renditet e 16-ta me vetëm 27 pikë të tubuara.























