Mblidhet KQZ për zgjedhjet në veri
BKT
Lajme

Mblidhet KQZ për zgjedhjet në veri

RTKlive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një komunikate për media njofton se sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të diskutojë për zgjedhjet në veri.

Sipas njoftimit në rend dite në mbledhjen e sotme është edhe njoftimi me vlerësimin e rrezikut për Qendrat e Votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.

RENDI I DITËS:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Raportet e Këshillave të KQZ-së

• Këshilli për Operacione Zgjedhore

Raport nga KKZ-të në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan për Qendrat e Votimit

Njoftim  me vlerësimi e rrezikut për QV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.

Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,

Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të KVV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan,

Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës se bazës së shënimeve të departamentit të pensioneve,  Ministria e Financave, Punes dhe  Transfereve

• Këshilli Mbiqkyrës për Informim Publik

Shqyrtimi dhe miratimi i Llogos dhe dizajnit të produkteve të IP për zgjedhjet e  jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq

3.Të ndryshme


MË SHUME NGA Lajme