Incidenti në Zveçan, Sveçla: Shkelësit do të ballafaqohen me ligjin
BKT
Lajme

Incidenti në Zveçan, Sveçla: Shkelësit do të ballafaqohen me ligjin

RTKlive

Pas informatave të para për plagosjen e një qytetari në rrugën nacionale mes Leposaviqit dhe Zveçanit, Policia e Kosovës, por edhe Inspektoriati Policor i Kosovës, kanë filluar hetimet intensive.

Përmes një shkrimi në Facebook, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për incidentin e mbrëmshëm në afërsi të Zveçani, e që siç shkruan ai, katër zyrtarë policorë janë nën arrest për 48 orë.

“Pas intervistimit nga ana e Inspektoriatit Policor dhe me vendim të prokurorit, 4 zyrtarë policorë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë me dyshimin se tre zyrtarë policorë nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mosraportim, si dhe për përfshirjen e tij në rast. Të njëjtit, gjatë ditës, me rekomandim të IPK-së, janë suspenduar nga PK”, shkruan mes tjerash ministri Sveçla.

Më tej, ai shkroi se me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave, hetimet do të vazhdojnë intensivisht duke premtuar se gjithësecili që ka bërë shkelje do të ballafaqohet me ligjin.


MË SHUME NGA Lajme