23:17 / 11.04.2023
Mesazhet e Escobar-it në Tiranë
RTKlive
Escobar sot pati takime me krerët më të lartë shtetëror të Shqipërisë.
Në takim me ta u theksua, ndër të tjera, situata në Ballkanin Perëndimor, për angazhimin e Escobar në situatën mes Kosovës e Serbisë, në normalizimin e marrëdhënieve mes të këtyre vendeve, si dhe me çështjet tjera të sigurisë, si, fjala vjen, në atë kibernetike dhe hibride.
Sikundër njoftoi Todian Greku, redaktor përgjegjës i lajmeve në RTSH, në "Lajmet e fundit", në RTK, Escobar ka nisur një vizite treditore në Shqipëri.
Siç bëri më tej të ditur ai, Escobar do të zhvillojë takime nesër me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si dhe me kryetarin në detyrë të PD-së, Enkelejd Alibea.























