Sveçla, për zgjedhjet në veri: Policia e MPB në dispozicion të KQZ-së|Video
BKT
Foto/ Valjeta Shala/ RTK
Lajme

Sveçla, për zgjedhjet në veri: Policia e MPB në dispozicion të KQZ-së|Video

V. Shala dhe A.Bela/ RTKlive

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot në mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, tha se Policia e Kosovës dhe MPB është dispozicion të KQZ-së, që zgjedhjet në veriun e vendit të vijojnë dhe përfundojnë suksesshëm.

“Për ne është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë, të sigurt, qoftë për organizatorët apo edhe për qytetarët atje. Janë çështje e vendimeve politike, të subjekteve të caktuara të cilët dojnë apo nuk dojnë të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij institucionet e Kosovës po vazhdojnë organizimin ashtu siç është më së miri.

Ministri Sveçla përmendi ndër të arriturat në ministrinë që drejton. “Kemi punuar në procesin e integrimit, kemi mbajtur takime dhe kemi bërë edhe marrëveshje të ndryshme sikurse në fushën e sigurisë, administratës publike dhe të tjera. Po ashtu kemi miratuar ligje të ndryshme. Prioritetet në integrimet evropian janë luftimi i krimit, korrupsionit dhe anëtarësimi edhe në organizata tjera të sigurisë”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Policia e Kosovës po zhvillon aksion në veri të vendit lidhur me kriptovalutat.


MË SHUME NGA Lajme