City vazhdon presionin kundër Arsenalit
BKT
Sport

City vazhdon presionin kundër Arsenalit

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester City ka vazhduar presionin ndaj Arsenalit. Fitorja e sotme ndaj Leicesterit me rezultat 3-1 ka bërë që skuadra e Mikel Artetas, e cila luan të dielën kundër West Hamit, të mbetet vetëm tri pikë larg. 

Golat për kampionin anglez i shënuan John Stones (minuta e 5’) dhe Erling Haaland (minuta e 13’ dhe minuta e 25’).

Ndërkaq, golin e nderit për Leicesterin e shënoi Kelechi Iheanacho në minutën e 75’ të ndeshjes. 

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 70 pikëve, vetëm tri më pak se lideri, Arsenali (70). 

Pas kësaj humbje, Leicester City mbetet në rrezik real të rënies nga kategoria pasi ndodhet në vendin e nëntëmbëdhjetë në tabelë me vetëm njëzet e pesë pikë.