Kryeministri Kurti beson se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti beson se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta

E. Hoti/ RTKlive

Kryetari i Lëvizjes, njëherit Kryeministri, Albin Kurti takoi sot katër kandidatët e Vetëvendosjes që me numrin 115 po garojnë në zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës.

Kurti si Kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kaloj ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore. 

Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri Sveçla, ka takuar Erden Atiqin, që sërish kandidon për veriun e Mitrovicës. Flatron Hasanin që kandidon për Zubin Potok. Fetah Pecin që kandidon për Zveçan, dhe Lulzim Hetemin që kandidon për Leposaviq.

“Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, si Kryetar i Lëvizjes, ai i siguroi katër kandidatët e subjektit tonë për mbështetje të fuqishme nga organizata jonë për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.


MË SHUME NGA Lajme