Gjykata Kushtetuese e AKI mohojnë raportimet për shantazh ndaj gjyqtarëve
BKT
Lajme

Gjykata Kushtetuese e AKI mohojnë raportimet për shantazh ndaj gjyqtarëve

E. Hoti/ RTKlive

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe  Agjencia e Kosovës për Inteligjencë mohuan pretendimet se shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues.

Gjykata Kushtetuese përmes një reagimi ka thënë se është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese.

“Ajo gjithashtu, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, ka bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Ndërsa AKI ka theksuar se shkrimet e tilla e mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë hedh poshtë dhe i cilëson të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në paparaci.com, me titullin “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues”.

AKI, në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese. Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së”, thuhet në regimin e AKI-së.

Portali “paparaci.com” gjatë ditës së sotme ka raportuar se drejtori i AKI-së është denoncuar për shkak të shantazheve të tij ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.


MË SHUME NGA Lajme