Angili: Kultura është njëra ndër bazat e bashkëpunimit Kosovë-Turqi
BKT
Kulturë

Angili: Kultura është njëra ndër bazat e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

Sjh.G/RTKlive

Sabri Tunç Angili, ambasador i Turqisë në Kosovë sot në programin e mëngjesit në RTK, ka folur për mundësitë e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Kosovës.

Diplomati turk falënderuar Kosovën për përkrahjen në kohën kur ndodhi  tërmeti në Turqi. “Ne jemi shumë mirënjohës qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Sipas tij kultura është njëra ndër bazat e bashkëpunimit Kosovë-Turqi, pasi që kanë shumë ngjashmëri.

Ai ka folur për projektin “Art për Shpresë” për të prekurit nga tërmeti në Turqi.


MË SHUME NGA Kulturë