Mjeku Govori: Gjendja shëndetësore e pacientëve, stabile
BKT
Foto/ Ekipet e RTK-së
Lajme

Mjeku Govori: Gjendja shëndetësore e pacientëve, stabile

Qëndresa Duraku Xharra/ RTK

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente, në QKUK, Ejup Govori tregoi në detaje për gjendjen e dy personave (të mitur) që janë goditur nga rryma elektrike sot, në oborrin e shkollës fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë.

“Dy pacient me vit të lindjes 2008 janë pranuar me emergjence me shkallë të djegies së rënd, të shkallës së 2-të dhe në disa regjione të shkalles së 3-të, por që gjendja e tyre është stabile. Njëri prej tyre është me lehtë ndërsa tjetri me djegie të shkallës së dytë në shuplaken e dorës së djathtë me çrast është pranuar në kliniken e kirurgjisë plastike. Ndërsa ka djegie shumë serioze në sipërfaqe të shpinës, dorës dhe këmbë. Ky i fundit është pranuar në sallën operative ku pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik ku është referuar nga kirurget plastik për mjekim intensiv”, ka deklaruar mjeku kujdestar, Ejup Govori, raporton RTK.

Policia konfirmon se dy fëmijë u lënduan nga rryma elektrike

RTKlive

Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe urgjenca në Prishtinë kanë intervenuar sot në oborrin e shkollës fillore ‘Faik Konica’.

Zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti tha për RTKlive se sot rreth orës 10:30 kanë pranuar informatën se në rrugën George Bush  në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike.

“Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme