Salah, e majta e jashtëzakonshme
RTSH
Festë golash në ndeshjen mes Lidsit dhe Liverpoolit të hënën në mbrëmje, teksa të kuqtë e Jurgen Klop kanë fituar 6-1 me një rezultat tenistik.
Në skenë doli edhe Mohamed Salah, autor i dy golave, veçanërisht me të majtën e tij të fuqishme. Asnjë detaj i jashtëzakonshëm se si sulmuesi egjiptian arriti të shënonte dy golat.
Në fakt, falë golave të tij, Salah ka vendosur një rekord të ri të të gjitha kohërave në Premier League. Asnjë lojtar nuk ka shënuar aq gola me këmbën e majtë sa ai. Janë 107 gola nga egjiptiani që kaloi Fouler duke shënuar fillimisht të 106-in dhe më pas duke u rritur në 107.
Siç shpjegohet nga faqja zyrtare e Premier League, 28 golat e mbetur (nga 135 gjithsej në ligë) janë shënuar 21 me të djathtën dhe pjesa tjetër me kokë ose në mënyra të tjera.
Për kujtesë golat e tjerë të Liverpoolit ndaj Lids mbajnë firmën e Diogo Jotës, Darvin Nunez dhe Gakpo.























