18:25 / 18.04.2023
Blerta Zeqiri nga sot drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës
RTKlive
Blerta Zeqiri do të jetë nga sot drejtoreshë e Qendrës Kinematografike në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur, kryeministri Kurti në një postim në rrjetet sociale.
Kurti thotë se, Zeqiri është ndër emrat më të suksesshëm në kinematografinë e Kosovës. Ajo njihet për cilësinë e krijimtarisë dhe kontributin për zhvillimin e sektorit të filmit.
“Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar”, shkroi Kurti.























