Sërish dështon seanca e Kuvendit
BKT
Lajme

Sërish dështon seanca e Kuvendit

RTKlive

(Plotësuar) Seanca e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë ndërpreu punimet për të njëjtën arsye- mungesa e kuorumit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që në fillim bëri të ditur se seanca nuk mund të vazhdojë, meqë nuk ka kuorum.

Ai më herët ka deklaruar se me një ritëm të tillë të punës nuk ka vlerë të vazhdohet kështu.

“Qysh po e shoh sjelljen e papërgjegjshme të deputetëve kjo legjislaturë nuk e meriton me vazhdu.”

(Plotësuar)Mungesa e kuorumit, Konjufca ndërpret seancën e Kuvendit

“Qysh po e shoh sjelljen e papërgjegjshme të deputetëve kjo legjislaturë nuk e meriton me vazhdu.”

Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa në sallë po vërehej prania e vogël e deputeteve të  Kuvendit.

Më tej Konjufca sqaroi se fjalën e kishte për deputetët që nuk ishin prezent në sallën e Kuvendit.

“..Emrat ... për ata që s’kanë ardhë”, shtoi më tej kryeparlamentari Konjufca se për kë e kishte fjalën 

Ai, më tutje, theksoi se shumica e pikave të rendit të ditës janë vetëm votimet, debatet ishin të shterruara, ndërsa propozoi që seanca të rifillojë në orën 12:30 kur edhe, siç u shpreh kryeparlamentari ,mazhoranca ka premtuar se do  t’i mbledhë deputetët  e t’i sjellë në sallë.

(Plotësuar) Kuvendi sot mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancën plenare të radhës. Në rend dite janë 36 pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Deputetët e Kuvendit në mbledhjen e sotme, e cila fillon në ora 10:00 do të diskutojnë, shqyrtojnë  dhe miratojnë disa raporte. Një nga pikat e rendit të ditës është edhe votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, si dhe përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Gjithashtu pikë tjetër e rendit të ditës pritet të jetë edhe votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars 2023:

20. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,

23. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,

24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

 

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 shkurt 2023:

 

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,

16. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,

17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

 

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:

 

8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,

11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,

12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,

13. Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

 

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023:

 

9. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,

11. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,

12. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

13. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

 

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars 2023:

 

6.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

7.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,

8.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

9.    Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

10.    Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

11.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

12.    Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,

13.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

14.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,

15.    Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

 

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023:

 

4.    Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,

5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,

7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,

8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,

9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,

10.    Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

11.    Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.


MË SHUME NGA Lajme