Kurti përkujton kryengritjen e getos së Varshavës
RTKlive
Sot shënohet 80-vjetori i Kryengritjes së Getos së Varshavës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar 80-vjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës, nëpërmjet një postim në Twitter
“Sot në 80-vjetorin e Kryengritjes së Getos së Varshavës, ne nderojmë luftën njëmujore kundër trupave SS që frymëzoi akte të tjera të panumërta të guximshme të rezistencës. Ne qëndrojmë në solidaritet me luftëtarët jashtëzakonisht të guximshëm, si dhe me të gjithë të mbijetuarit dhe viktimat e Holokaustit”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe në geton e Varshavës u mbajtën në kushte çnjerëzore rreth 450.000 hebrenj nga nacionalsocialistët. Dhjetëra mijëra vetë vdiqën nga uria e sëmundjet. Kryengrija filloi më 19 prill 1943, kur nazistët donin të deportonin banorët e fundit të zonës së rrethuar të qytetit për t'i çuar në kampin e shfarosjes, Treblinka. Me kryengritjen në geton e Varshavës banorët hebrenj ushtruan rezistencë kundër pushtuesve gjermanë.
Katër javë ata arritën të bëjnë rezistencë, derisa nacionalsocialistët e shkatërruan plotësisht geton. 56.000 hebrenj u vranë në këtë kryengritje hebreje.























