Gara: Kërcënimi me bombë në aeroport ishte alarm i rremë
BKT
Lajme

Gara: Kërcënimi me bombë në aeroport ishte alarm i rremë

A.B/ RTKlive

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” më herët ishte raportuar për një kërcënim me bombë.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, tha për RTKlive se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.

"Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rremë. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, tha ajo.

 

TEMAT:


MË SHUME NGA Lajme