30 ditë paraburgim për Nagip Krasniqin
BKT
Lajme

30 ditë paraburgim për Nagip Krasniqin

J.Musliu/RTKlive

Një muaj do të mbahet në paraburgim, Nagip Krasniqi, kryeshef i KEK-ut. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në prishtinë, ka konfirmuar se ky organ I drejtësisë, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë.

“Dhe e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji”, deklaroi Gashi.

Nagip Krasniqi është arrestuar të mërkurën nga policia për tri vepra penale: “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “ushtrim i ndikimit” dhe “konflikt i interesit”.

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për drejtorin e KEK-ut

E. Hoti/ RTKlive

Prokuroria Speciale ka njoftuar sot se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Sipas Prokurorisë, për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  ‘’Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Mesditën e së mërkurës Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet tjera shtetërore filloi një aksion të gjerë ku kanë  bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Pas aksionit, Prokuroria Speciale njoftoi se i pandehuri Nagip Krasniqi është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.​


MË SHUME NGA Lajme