Shefi i BE-së në Kosovë, uron besimtarët: Me fat Bajrami!
RTKlive
(E plotësuar) Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Szunyog, në një postim në Twitter, thotë se në vijim të muajit të agjërimit dhe vetëreflektimit uron të gjithë besimtarët për këtë festë.
“Në vijim të muajit të agjërimit, vetëreflektimit, ndarjes dhe sakrificës, dua t’ju uroj të gjithë anëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë festën e Bajramit. Me fat Bajrami”, shkrun Szunyog në Twitter.

Ambasada italiane ua uron Bajramin kosovarëve

(E plotësuar) Me rastin e festës së Fiter Bajramit, udhëheqësit e institucioneve të vendit por dhe ata ndërkombëtar kanë uruar qytetarët e Kosovës, besimtarët myslimanë.
Edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, ka uruar festë e Fitër Bajramit qytetarëve kosovarë që e festojnë Fitër Bajramin.
“Në këtë ditë shumë të veçantë, dëshirojmë t'u urojmë të gjithë atyre që festojnë në Kosovë një ditë të gëzuar dhe të bekuar! Urojmë që kjo festë t'u sjellë gëzim, lumturi dhe paqe. Me Fat Bajrami i Fitrit!
























