Kurti: Në vend të memorialit, Serbia mban stërvitje ushtarake
M.Miftari/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me veprimet e shteti serb, ku ushtria e atij vendi ka mbajtur ushtrime ushtarake në Batajnicë, pikërisht mbi vendin ka janë fshehur trupat e qindra shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.
Kryeministri Kurti, përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se Serbia, në vend të një memoriali për viktimat e luftës, ajo po mban atje stërvitje ushtarake për "Ditën e Forcave të Armatosura”.
Tutje, Kurti ka cekur se "trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset".
“Në një varr masiv në Batajnicë, trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës ishin fshehur, duke përfshirë edhe 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po mban atje stërvitje ushtarake për ‘Ditën e Forcave të Armatosura’. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar kryeministri Kurti në Twitter.
























