Konjufca për zgjedhjet: Po mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike
BKT
Lajme

Konjufca për zgjedhjet: Po mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike

RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët me të drejtë vote që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje, që po mbahen në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ai, në një postim në Facebook, ka thënë se këto zgjedhje po mbahen në një atmosferë të demokratike.

“Sot, në një atmosferë të qetë dhe demokratike po mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat e Republikës së Kosovës, përkatësisht në komunën e Veriut të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Zgjedhjet janë mjeti më demokratik dhe mundësia më mirë për qytetarët që përmes votës së lirë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të bëjnë ndryshimet e dëshiruara”, ka shkruar Konjufca.

Ai i ftoi qytetarët me të drejtë vote të  këtyre komunave që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhjet e sotme lokale.

“Mos e humbni rastin. Vota juaj do të ketë ndikim të madh në vendimmarrjen lokale, në ndryshimet e përgjithshme pozitive dhe në jetën e mirëqenien tuaj”, ka shkruar Konjufca.


MË SHUME NGA Lajme