Aplikimi i Kosovës në Kie, Xhaçka: Hap i rëndësishëm
RTKlive
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka cilësuar lajm të shkëlqyer miratimin nga Komiteti i Ministrave i KiE të kalimit në Asamblenë Parlamentare të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Komiteti i Ministrave vendosi të pranojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim dhe t’ia dërgojë Asamblesë Parlamentare për të dhënë mendimin e saj. Një hap i parë, i rëndësishëm për t’i dhënë Kosovës vendin e merituar në Këshill”, ka shkruar Xhaçka në postimin e saj në rrjetin socialTwitter.
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, sot, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, kërkesa u miratua me 33 vota, nga 31 vota të nevojshme, për t’u shqyrtuar nga Asambleja Parlamentare.























